Familja me 18 anëtarë apelon për ndihmë!

Familja me 18 anëtarë apelon për ndihmë!

 “Xhadat” takoi familjen Shemshiri e cila jeton në Tiranë. Kjo familje përbëhet prej shumë pjestarë. Familja jeton në një banesë e cila ështëë amortizuar për shkak të kohës por goditjen e fundit ia dha tërmeti i vtit 2019.

Në shtëpinë e tyre shihje sende të cilat i mblidhnin në plera për  t’i shitur dhe për të mbajtur familjen .Muret ishin të çarë dhe plot lagështi. Askush nuk kishte shkuar  nga shteti qëtë shihte kushtet në të cilat jeton kjo familje na tha kryefamiljari.

Ilir Shemshiri thotë:

Jetojmë në kushte të mjerueshme,pa punë  pa asnjë lloj ndihme nga shteti.

Vetëm  një ndihmë të vogël mujore që  marrim është 70 mijë lekë të vjetra. S’dimë çfarë të bëjmë më përpara më atë, të hamë bukë  të lajmë dritat, të lajmë ujë. Dalim kerkojmë pune, herë ka herë nuk ka.

Shpia është prishur nga tërmeti as kanë ardhur të na shohin fare Dalim ku ka ndonjë  punë të zeze,kërkojmë shkojmë punojmë dhe i sjellim kalamanjëve me ngrënë.

Ndonjëherë na ndihmojnë komshitë ndonjëherë të afërmit tonë. Me 70 mijë lekshin që unë marr nuk më del të hamë bukë, jo me la dritat ose me u sëmur  apo qysh apo tek të blesh ilaçe per kalamajtë  a për vetë a ku di gjë unë.

Ndërsa zonja e shtëpisë, Burbuqe Shemshiri thotë se e ka të vështirë të mbajë gjithë atë familjë.

 Ajo thotë:

Me atë 70 mijë lekshin e asistencës dhe kur ka ndonjë punë burri punon me atë mundohemi t’ja dalëm më fukarallik. Ju i shihni kushtet që janë këtu, lagështirë po,jashtë dhe brënda. Unë jam vetë e sëmurë nuk punoj dot çfarë na ndihmojnë njërzit andej që kemi. Herë me bukë dhe herë pa bukë. Shtrojmë dysheqet përtok për të fjetur.

Kërkoj të me ndihmojnë për fëmijë ushqime detergjente, kjo vajza e vogël nuk ka qumësht.

Kush ka mundësi të ndihmojë familjen Shemshiri të kontaktojë:

Numër tel: 0693324803

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy