
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas.
I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë arrest me burg për Flodian Plakun i njohur dhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani
42-vjeçari i njohur ndryshe dhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani u arrestua pak ditë më parë nga forcat operacionale në Orikum.
“Nuk kam lidhje me ngjarjen, kam përdorur një makinë tip “Golf” para 10 ditësh prandaj erdhi policia tek unë”, tha Plaku para gjykatës.
Ai u përfaqësua në gjykate nga avokati i caktuar nga gjykata, Edvis Gorishti i cili kërkoi një masë më të butë sigurie.
Plaku u arrestua në zonën e Orikumit ku dyshohet se fshihej prej disa kohësh.



