Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kulla: Mund të përfshihen SHBA dhe NATO, automatikisht edhe Rusia   

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kulla: Mund të përfshihen SHBA dhe NATO, automatikisht edhe Rusia   

Duke analizuar zhvillimet në Lindjen e Mesme, eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në emisionin “Zonë e Lirë” se mendon që SHBA ka ndihmuar Izraelin gjatë sulmeve raketore të Iranit.

Ai vë në dukje se përfshirja e mundshme e NATO-s dhe SHBA-ve në konflikt, automatikisht do të përfshijë edhe Rusinë. Eksperti i sigurisë shton se kësisoj po shkohet drejt një lufte rajonale, që të jep imazhin e një lufte botërore.

U vërtetua që Irani ka kapacitete raketore që për 7 minuta mund ta bombardojë Izraelin. Për shkak të embargos Irani ka zhvilluar industrinë e saj. Kanë zhvilluar një industri raketore të frikshme. Është e domodsoshme prezenca e luftanijeve amerikane. Unë mendoj që kanë qenë amerikanët më luftanijet, nëndetëset, dhe anijet që mbajnë avionët, që e kanë ndihmuar Izraelin në sulmet nga Irani. Nëse do kemi kundërpërgjigje të Izraelit ndaj Iranit s’mund të bëhet pa përfshirjen e SHBA-së. Nëse do përfshihet NATO dhe SHBA, automatikisht s’do ndalim dot përfshirjen e rusëve që janë aty afër dhe ne po shkojmë përballë asaj ‘stuhisë perfekte’ ku të gjithë fuqitë e mëdha po përfshihen në një luftë rajonale që na jep imazhin e një lufte botërore”.

Kulla thotë se Izraeli ka hyrë në një tunel nga i cili s’mund të tërhiqet, pasi në të kundër do të konsiderohej si humbës i luftës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy