Projektet për ndërtim kullash shumëkatëshe në Tiranë nuk shihen me sy pozitiv nga ekspertët. Urbanisti Artan Kacani thotë se për këto leje nuk respektohet procedura, ndërsa njerëzit vuajnë pasojat sociale dhe të shëndetit. Eksperti imobiliar Ervin Demirxhiu tregon se Tirana, me infrastrukturën aktuale nuk i përballon këto nisma, ndërsa eksperti i ekonomisë Mateo Spaho, thotë se kullat i shërbejnë sistemit të pastrimit të parave.



