“Si mund të flasësh për privatësi kur mban veshur një fustan të tillë?” (FOTO)

“Si mund të flasësh për privatësi kur mban veshur një fustan të tillë?” (FOTO)

Festivali i Sanremos tërheq çdo vite vëmendjen e miliona italianëve, por edhe shikuesve nga vende të tjera të Europës. Në natën e parë, një nga detajet më pikante ishte fustani i prezantueses të “Sky Sport”, Diletta Leotta. 25-vjeçarja e ftuar në natën e parë të festivalit u intervistua nga prezantuesi Carlo Conti. Fustani i Leotta-s u komentua gjerë në  rrjetet sociale, ku batuta më e spikatur ishte ajo e Caterina Ballivo-s.

“Nuk mund të flasësh për privatësi me atë fustan veshur, teksa përpiqesh ta hapësh çarjen e tij akoma më shumë me dorë”, shkroi ajo.

Reagimet në rrjet erdhën pas intervistës së Leotta-s, e cila foli për mënyrën se si e kishte përjetuar shpërndarjen në internet të disa fotove të saj, të cilat ia kishin marrë nga telefoni.

“Ishte shumë e vështirë për mua. Por vendosa të kthehesha në punë. Dua t’u bëj apel atyre që janë në situatën time: Denonconi menjëherë!”, tha ajo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy