Një ditë nga sulmi makabër në Nice të Francës ku humbën jetën 84 persona, ka reaguar edhe një nga klerikët e fesë islame në vendin tonë. Myftiu i Shkodrës, Muhamet Sytari ka dale në një konferencë të shkurtër për mediat duke deklaruar se sulmet si ato në Stamboll, ato në Medine, Francë apo si ai i Nices “në të vërtet janë sulme ndaj rracës njerëzore, ndaj çdo njeriu, ndaj çdo besimtari por edhe jobesimtari. Ndaj çdokujt që ka një pasaportë të përbashkët dhe i thotë vetes njeri”.
Gjithashtu Sytari u bëri thirrje të gjitha komuniteteve fetare në vendin tonë që të sensibilizojnë besimtarët për tu distancuar “moralisht dhe shpirtërisht, materialisht dhe në çdo mënyrë legjitime” nga çdo formë e dhunës apo e urrejtjes.
Për më shumë
Përgjaket Franca, 84 të vdekur në Nice
Tragjedia në Nice të Francës nuk kurseu as fëmijët
Sulmi në Nice, dëshmitari filmon ekzekutimin e agresorit nga ana e policisë (VIDEO)
Riprodhimi në 3D i atentatit në Nice. Ja si veproi vrasësi (VIDEO)



