Çfarë është “duhanpirja e dorës së tretë”/ Rreziku i kancerit të mushkërive është kudo

Çfarë është “duhanpirja e dorës së tretë”/ Rreziku i kancerit të mushkërive është kudo

Mund të jetë aq i rrezikshëm sa të provokojë kancerin në mushkëri edhe e ashtuquajtura “duhanpirje e dorës së tretë”. Praktikisht, ky lloj duhani nuk është gjë tjetër veçse substancat e dala nga tymi që depozitohen në sipërfaqe si perdet dhe tapetët.  

Në këtë rezultat kanë arritur studiuesit pas testeve të kryera në SHBA nga Laboratori Kombëtar Lawrence Berkeley. Përfundimet janë publikuar në revistën “Clinical Science”.

Studimi shpjegon se disa substanca që dalin gjatë procesit të djegies së cigares depozitohen në sipërfaqe të caktuara dhe ndërveprojnë me molekulat e ajrit duke krijuar një miks toksik që mund të dëmtojë AND-në deri në atë pikë sa të provokojë tumore.

Testet e kryera me minjtë kanë treguar se pas një ekspozimi për rreth 40 javë në mjedise të tilla, u vu re një rrezik i shtuar për kancer në mushkëri.

Studime të kryera në SHBA dhe Kinë kanë konfirmuar se prezenca e “duhanit të dorës së tretë” në mjediset e brendshme është shumë e përhapur dhe metodat tradicionale të pastrimit nuk mund ta largojnë.

Ekspozimi ndaj këtij rreziku mund të ndodhë përmes thithjes përmes ajrit apo përmes lëkurës. Po ashtu, rrezik të shtuar kanë edhe fëmijët e vegjël që fusin në gojë objekte pasi kanë pasur kontakt me sipërfaqe të tilla të kontaminuara. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy