Operacion antidrogë në Itali, mes të arrestuarve edhe 6 shqiptarë

Operacion antidrogë në Itali, mes të arrestuarve edhe 6 shqiptarë

Një bandë që merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Milano dhe zonën verilindore të Italisë është goditur nga policia e shtetit fqinj. Tridhjetë e tre persona janë vënë në pranga, mes të cilëve 6 janë shqiptarë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 22 kg kokainë, 30 kile marijuanë, 1.5 kile hashash, 11 makina, 32 llogari bankare dhe rreth gjysmë milioni euro kesh.

Arrestimet janë kryer kryesisht në qytetet e Milanos, Triestes, Trevizos dhe Varezes.

Operacioni i koduar "Old Story Eden" ka nisur pasi gjatë hetimeve mbi këtë grup u konstatua se ata po përpiqeshin të investonin shuma të mëdha në tregun e drogës.

Analiza e rrjedhjes së parave dhe drogës i ka çuar hetuesit te grupi i italianëve dhe shqiptarëve që bashkëpunonin për tregtinë e drogës. / La Repubblica /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy