
Autoritetet japoneze kanë refuzuar që t’i japin vizë autorit të njohur Mohamedou Slahi, një shtetas i Mauritanisë i burgosur prej 14 vitesh në burgun famëkeq amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë.
Kërkesa për lëshimin e vizës u refuzua nga autoritetet e vendit aziatik muajin e kaluar.
Slahi, i cili u lirua nga burgu nga autoritetet amerikane në vitin 2016, i ishte mohuar hyrja në Japoni në vitin 2020.
Autorit 53-vjeçar, i cili shkroi një kujtim gjatë burgimit të tij që u bë një sukses në shitje globale, synonte të vizitonte Tokion këtë muajin tjetër për një konferencë.
Megjithatë, Ministria e Jashtme japoneze konstatoi se Slahi nuk i plotëson kërkesat për hyrje në vend, megjithëse nuk pranoi të japë detaje për këtë çështje.
Slahi e kritikoi publikisht vendimin, duke komentuar: “Mendova se Japonia ishte një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës”.
Në vitet 1990, Slahi kishte marrë trajnime luftarake në një kamp të organizatës terroriste Al Kaeda në Afganistan, e cila në atë kohë thuhet se gëzonte mbështetjen e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA).
Burri, i cili pretendon se ka shkëputur të gjitha lidhjet me Al Kaedën që atëherë, u arrestua në Mauritani në nëntor 2001, dy muaj pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, pikërisht për shkak të lidhjeve të tij të mëparshme me organizatën terroriste.
Në gusht 2022 ai u transferua në Guantanamo, ku nën tortura rrëfeu për kontakte të mëtejshme me organizatën terroriste.
Pikërisht duke marrë në konsideratë rrethanat e rrëfimit, një gjykatë amerikane më në fund i dha lirinë Slahit, i cili u lirua në Mauritani më 17 tetor 2016.
Kujtimet e tij, “Ditarët e Guantanamos”, u botuan në janar 2015 dhe më vonë u përkthye në më shumë se 20 gjuhë, përfshirë japonisht.



