Kryetar i Unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se ish-Presidenti Nishani ruajti gjithmonë normat dhe disiplinën gjatë mandatit të tij dhe se me këto dy gjëra ai do të bëjë gjithmonë ndryshimin me paraardhësit dhe pasardhësit e tij.
Nishani është rasti i padiskutueshëm i një politikani që edhe kur kryen mandatin e kryetarit të shtetit vazhdon të shfaqë substancën e tij të një personaliteti konstruktiv. Nishani gjatë mandatit të tij presidencial, edhe pse u shfaq në përkatësinë e tij të origjinës partiake u ngrit në nivelin e detyrës së tij zyrtare dhe në raportin konstitucional me detyrën që kishte.
Nishani ndau jo vetëm një komunikim korrekt me kundërshtarët politikë, me një displinë të natyrës dhe profesionit të tij mundi të lartësonte realizimin e mandatit presidencial në nivelin e dëshiruar një shtetari që e ruajti këtë normë e disiplinë. Në këtë pikpmaje ai bënte ndrysghimin me pasardhësit e parardhësit të tij.
Përsa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri, Çipa tha se që ka pasur një skenar për të krijuar perceprimin e pasjes së një konsensusi, por që konsensus nuk ka pasur. Gazetari shtoi se pengesa më e madhe për një konsensus ka qenë kriza e brendshme e PD-së.
Mendoj që ka pasur një skenar për të krijuar perceptimin e pasjes së një konsensusi. Më së shumti nuk ka pasur konsensus, por ka pasur një praktikë të ndjekur në pikëpamjet proceduriale si një tendencë për marrëveshje, por jo për konsensus. Konsensusi politik ngrihet mbi tryeza forma, ato bëhen në vëmendjen e opinionit publik, respektojnë paritetin dhe normat e tjera të politik bërjes. Këto kanë munguar. Pengesa më e madhe ka qenë kriza e brendshme e PD-së. Një krizë e cila zhbëri mundësinë e përfaqësimit dhe të të deleguarit për të hyrë në ne negociime apo për të vendosur një akt marrëveshje politike me shumicën parlamentare.



