Një person i dënuar në Itali, për kanosje, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje, është vënë në prangat e policisë së Tiranës, me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.
Gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 32”, u lokalizua në Tiranë dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, Daniel Korali, 45 vjeç, i lindur në Tiranë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Mesinas, Itali, e ka dënuar në vitin 2024, me 4 vjet e 3 muaj burgim, për kanosje, zhvatje dhe posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Daniel Korali, në Itali.



