Projektligji për financimin e partive/ Leka: Terren i pabarabartë gare, paraja mes partive duhet të rregullohet dhe kufizohet

Projektligji për financimin e partive/ Leka: Terren i pabarabartë gare, paraja mes partive duhet të rregullohet dhe kufizohet

KQZ së fundmi ka bërë të ditur se nga 135 parti të regjistruara, 84 prej tyre nuk kanë dorëzuar raportin financiar për vitin 2024. A mund të quhet detyrim ligjor një dispozitë që nuk zbatohet?

 

Për këtë çështje për “MCN Informacion” aktivisti i “Lëvizja Bashkë”, Klodi Leka, gjykoj se nga ana e KQZ-së, paraja në politikë duhet të gjurmohet dhe rregullohet urgjentisht. 

 

KQZ duhet të krijojë kapacitetet e nevojshme, pasi bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme siç janë procedurat dhe rregullat e drejta të lojës elektorale, që përbëjnë bazën e një demokracie liberale.

Ndërtimi i këtyre kapaciteteve është një përpjekje e vazhdueshme dhe një parakusht për integrimin në Bashkimin Europian. Nuk mund të vazhdohet më me këtë mënyrë funksionimi.

 

Gjithashtu, Leka u shpreh se partitë e mëdha, që në nisje të fushatave elektorale, krijojnë një terren të pabarabartë gare. 

 

Kemi parë se si partitë e mëdha që në nisje të fushatave elektorale, ne si Lëvizja bashkë jemi ne rregullta te pabarabarta loje, rregulla, të cilat në fund të ditës, na i garanton edhe ligji, por në praktikë kjo shpesh nuk zbatohet.

Paraja në politikë është një aktivitet që duhet të gjurmohet, kufizohet dhe rregullohet në mënyrë të rreptë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy