Per shkak te punimeve në Unazën e Re por edhe punimeve që do të nisin në Sheshin Skënderbej jane zhvendosur disa prej stacioneve të urbaneve dhe autobusave në kryeqytet.
Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj njoftoi se duke nisur nga kjo javë autobusët e Kosovës dhe disa të Greqisë do të zhvendosen në Pallatin e Sportit Partizani ndërsa ndryshime do të ketë edhe për urbanët që i kanë pasur vendqëndrimet para Muzeut Historik Kombëtar të cilët do të transferohen në segmentin e Unazës së Vogël pas Muzeut.
