Deputeti i ri i LSI-së sulmon Shalsin: Kutërbon si plehrat

Deputeti i ri i LSI-së sulmon Shalsin: Kutërbon si plehrat

Deputeti i ri i LSI-së, Endrit Braimllari, ka sulmuar deputetin socialist, Eduard Shalsi, me anë të një statusi në “Facebook”. Një ditë më parë, Shalsi shkruante se peshkatarëve në Pogradec u kërkoheshin para nga drejtorë të LSI-së në këmbim të licencave për peshkim.

Në përgjigje të kësaj deklarate, Braimllari nuk i ka kursyer fyerjet në drejtim të Shalsit, duke i kujtuar atij rolin në hartimin e ligjit për importin e mbetjeve.

STATUSI I BRAIMLLARIT

Shalsi, ky kryefirmëtar i ligjit të plehrave, i kthimit të Shqipërisë në gropë mbetjesh të rrezikshme, nuk mund të mashtrojë më askënd sepse aroma e plehrave që ai do të sjellë në Shqipëri është aq e rëndë sa nuk ka erë tjetër që mund të mbulojë, qoftë edhe e parfumosur me aromat mavi të rilindjes! Shalsi kutërbon si plehrat se vetëm për plehrat mendon, punon, jeton dhe rruan para…

Postimi i Shalsit në Facebok

 Dëgjojini rrëfimet e peshkatarëve të Pogradecit, mbi atë se si peshkimin dhe specialistë të fushës i komandonin partiçkat me njerëz jo profesionistë. Për mënyrën se si peshkatarëve me 20 vite eksperiencë, u kërkohen nga partiçkat, vota në këmbim të licencës. Inspektorë partiçkash, që ia kanë bërë të pamundur aktivitetin peshkatarëve, duke i kërkuar vota në këmbim të licencave. Inspektorë pa asnjë lidhje me peshkimin, në vend që në krye të punëve të ishin inxhinierët e peshkimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy