“E kam paragjykuar!” I përzgjedhuri i Britanisë për ambasador në SHBA tërhiqet nga kritikat për Trump-in

“E kam paragjykuar!” I përzgjedhuri i Britanisë për ambasador në SHBA tërhiqet nga kritikat për Trump-in

I përzgjedhuri i Britanisë së Madhe si ambasador i ardhshëm në SHBA, Peter Mandelson, është tërhqur nga kritikat e tij të mëparshme ndaj Donald Trump, duke i konsideruar deklaratat si "të pagjykuara dhe të gabuara".

Në një intervistë me transmetuesin amerikan Fox News, ai tha se presidenti i ri amerikan kishte fituar respektin e tij, duke u shprehur i sigurt se shefi i Shtëpisë së Bardhë do ta miratojë emërimin e tij.

Si pjesë e procesit, kredencialet e Peter Mandelson duhet t'i paraqiten Trumpit, për të cilin thuhet se presidenti pritet të pranojë.

Në vitet e mëparshme, Mandelson e ka përshkruar Trumpin si "të pamatur" dhe "bullizues”. Në një intervistë me një gazetar italian në vitin 2019, ai e përshkroi Trumpin si "të pamatur dhe një rrezik për botën". Kjo pasoi një intervistë të vitit 2018 me Evening Standard, ku ai e cilësoi Trumpin si “bullizues”. 

Unë i konsideroj komentet e mia për Presidentin Trump si të pagjykuara dhe të gabuara. Mendoj se koha dhe qëndrimet ndaj presidentit kanë ndryshuar që atëherë”, tha ai.

Unë mendoj se Presidenti Trump do të shikojë kredencialet e mia dhe do të marrë në konsideratë atë që është më e mira për marrëdhëniet në vazhdim”, shtoi Mandelson. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy