FNSH dhe RENEA aksion blic në Tiranë dhe jashtë saj, kontrolle dhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe (VIDEO)

FNSH dhe RENEA aksion blic në Tiranë dhe jashtë saj, kontrolle dhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe (VIDEO)

Prej orëve të para të mëngjesit, me urdhër të SPAK po zhvillohet një aksion në disa qytete.

Burime bëjnë me dije se janë lëshuar më shumë se 10 urdhër arreste për krim të organizuar dhe bëhet për operacion që po zhvillohet kryesisht në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, përfshirë edhe Tiranën.

Burime bëjnë me dije se në Fushë Krujë, policia ka ushtruar kontrolle gjatë natës, si edhe në fshatrat Larushk e Nikël.

Mësohet se është kontrolluar edhe banesa e Albert Zajës në Larushk, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Po ashtu policia ka ‘zbarkuar’ për kontrolle dhe në banesat e vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk.

Kontrolle janë kryer edhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe, si dhe në banesat e personazheve të tjerë të njohur për armiqësinë e tyre me Martinaj.

‘Mbreti’ i lojërave të fatit, rezulton i zhdukur prej 1 viti, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Ndërsa në Shijak janë lëshuar urdhër arreste për vëllezërit Avdylaj, ndërkohë që janë lëshuar urdhër arreste edhe për dy vëllezërit Durim dhe Valter Bami. 

Gjithsej mësohen se janë lëshuar 43 urdhër arreste.

Forca te shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë drejtori i policisë se drejtorisë Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy