Teologu Ilir Curri nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit më 1 mars, e sheh si një periudhë kur njeriu bën një remont total shpirtëror dhe fizik.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se agjërimi i Ramazanit është një sezon dhe është kohë përpara se të jetë proces.
Ndërsa për iftarët e shtruar nga politikanët, deklaroi se i bëjnë për të shtuar vota.
Është një muaj në vit, ku njeriu bën një remont total shpirtëror dhe fizik.
Shpirtëror në aspektin e agjërimit ndaj të keqes, afrimit me Zotin, përmirësimit të moralit dhe në aspektin fizik, abstenon njeriu nga mëngjesi në darkë, nga ushqimi, pija dhe marrëdhëniet intime.
Forma më e lartë e adhurimit është falja. Njeriu ka nevojë të besojë dhe të praktikojë.
Nga para dy viteve e në vazhdim xhamitë tona po tejmbushen, edhe pse xhamitë po ndërtohen çdo vit.
Sipas tij, kryerja e obligimeve gjatë Ramazanit ka efekte pozitive tek njeriu.



