OBSH: Parandaloni nacionalizmin në zbulimin e vaksinës

OBSH: Parandaloni nacionalizmin në zbulimin e vaksinës

Ndërkohë që shtete të shumta po bëjnë përpjekje për përparimin në gjetjen e vaksinës kundër Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetit bën thirrje për "parandalimin e nacionalizmit të vaksinave", duke vënë theksin se risitë duhet të jenë të disponueshme për të gjithë, veçanërisht në ato vende ku rreziku është më i lartë.

Kjo gjë u tha nga Drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën periodike për koronavirusin.

OBSH nxiti "të mos përsërisim gabimet e së kaluarës", duke iu referuar në veçanti prokurimit të nevojave themelore për punëtorët e frontit në fillim të pandemisë. "Nacionalizmi i furnizimit ka përkeqësuar pandeminë dhe ka kontribuar në dështimin e plotë të zinxhirit global të furnizimit," vuri në dukje ai.

Ky duhet të jetë një mësim për ne thotë ai. Megjithëse ekziston një dëshirë midis udhëheqësve për të mbrojtur së pari njerëzit e tyre, përgjigja ndaj kësaj pandemie duhet të jetë kolektive sipas tij, sepse askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy