Itali, ndalohet gomonia me 1.9 ton kanabis nga Shqipëria, pranga vlonjatit dhe italianit

Itali, ndalohet gomonia me 1.9 ton kanabis nga Shqipëria, pranga vlonjatit dhe italianit

Një tjetër gomone me kanabis është nga autoritetet italiane. Gomonia me dy motorë të fuqishëm dhe që kishte një ngarkesë prej rreth 1.9 ton kannabis është ndaluar në orët e para të mëngjesit të 10 janarit, rreth 7 milje në afërsi të Brindisit

Ky ishte një operacion i përbashkët kundër narkotikëve mes Policisë së Shtetit dhe asaj Italiane, Guardia di Finanza (GdF) e Pulias.

“Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, njëri shtetas italian i identifikuar me inicialet D.P, 47 vjeç, Brindizi, Itali, dhe tjetri  shqiptar, i identifikuar me incialet B.H, 25 vjeç, banues në Vlorë", raporton Policia e Shtetit.

Ky opracion është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë italiane Interforze dhe në veçanti me Guardia di Finanza në Durrës, Vlorë dhe ROAN GdF Bari, Pulia.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy