Gjykata Kushtetuese zhvillon sot seancën e dytë me padi kundër ligjit për trajtimin e pronës

Gjykata Kushtetuese zhvillon sot seancën e dytë me padi kundër ligjit për trajtimin e pronës

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë sot seancën e dytë pas bërjes funksionale në tre vite mungesë.

Në axhendën e gjykatës kushtetuese si prioritare për muajin shkurt janë njoftuar gjashtë çështje, mes tyre padia e shoqatës kombëtare “Pronësi me drejtësi” për çështjen e pronave, mandej kërkesat e qytetarëve kundër parregullsive gjyqësore dhe padia e Kontrollit të lartë të shtetit për financat e qeverisjes vendore.

Mësohet se në seancë e dytë të Kushtetueses do të shqyrtohet padia e Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” kundër ligjit për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave.

Ndërkohë pa datë mbeten paditë me përmbajtje politike si çështja e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, përplasja mes kryeministrit dhe presidentit për dekretet e ministrave, si dhe padia e partisë Republikane që kundërshton ndalimin e tubimeve politike për shkak të masave anticovid.

Në seancën e parë të zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese u vendos që të rrëzonte kërkesën duke mos e ndryshuar Kodin e Procedurës penale për gjykimet në mungesë.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese nisi punën zyrtarisht me 26 janar të këtij viti, ku shtatë anëtarët e rinj të saj dhanë një vendim pas gati tre vitesh që kjo gjykatë kishte dalë jashtë funksionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy