Instagrami do të na sinjalizojë kur e teprojmë duke parë foto dhe video

Instagrami do të na sinjalizojë kur e teprojmë duke parë foto dhe video

Së shpejti, Instagram do të sjellë një funksion të ri që do të sinjalizojë përdoruesin se e ka tepruar duke parë foto dhe video.

Platforma e krijuar pikërisht për këtë gjë, pra për foto dhe video, do të thotë “mjaft” kur e kalojmë masën.

Drejtuesi i Instagramit, Kevin Systrom, thotë se tani është e rëndësishme që kompanitë si ajo e tij të tregohen më të përgjegjshme në lidhje me kohën që përdoruesi kalon online.

Google ka njoftuar se versioni i ardhshëm Android do të ketë një sistem të monitorimit të kohës së kaluar në aplikacion.

Ai mund të vendosë vetë kohën që do të kalojë dhe të lajmërohet në përfundim të saj.

Këto risi vijnë për shkak të futjes pak nga pak të rrjeteve sociale në listën e varësive.

Ato janë masa të ngjashme me paralajmërimet për rreziqet e kancerit në paketat e duhanit apo ato të varësisë në faqet online të lojërave të fatit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy