Zgjohu me MCN/ Dietologia Basha sqaron mitet dhe teoritë mbi ushqyerjen e shëndetshme që i kemi ditur gabim

Zgjohu me MCN/ Dietologia Basha sqaron mitet dhe teoritë mbi ushqyerjen e shëndetshme që i kemi ditur gabim

Janë mite apo fakte, teoritë që kemi dëgjuar gjithmonë që nuk duhet konsumuar ky apo ai produkt në intervale të ndryshme kohore, varësisht nga sëmundja.

Por për dietologen Hyrida Disha, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shumë nga këto teori që qarkullojnë në masë janë më shumë mite nëse nuk kemi informacion të saktë për to.

Në këtë mori informacionesh ne kemi tendencën që të ndjekim individ që kanë një mori followera dhe kjo rrit besueshmërinë, ndërkohë që një tjetër që nuk ka atë zhurmën mediatike mund të mos besohet.

Jemi më shumë në atë fazën që më shumë besojmë mitet dhe jo faktet, dhe kur e dëgjojmë themi ‘ej dale kush po gënjen’.

Dietologia Basha jep shembujt se pse këto mite në disa raste nuk janë të sakta.

Ajo sqaron teoritë mbi ushqyerjen e shëndetshme që i kemi ditur gabim.

Ka keqinformime, sepse ka pacient që më vijën e thonë, po unë nuk kam ngrënë glutenin se jam me teroide apo nuk konsumoj bukën se jam me diabet, ndërkohë që janë komplet mite.

Duke qenë se jemi te diabeti, buka nuk duhet shkëputur nga regjimi ushqimor për asnjë arsye dhe për asnjë sëmundje. Në rastin se çfarë ne bëjmë me glutenin është kur individi manifeston probleme simptoma që lidhen me ndjeshmërinë ndaj tij, si alergjia psh, kurse një dibatetik, një që ka problem e me tiroide, një që do të dobësohet nuk ka asnjë arsye të heq bukën nga regjimi ushqimor përkundrazi nëse zgjedhim atë bukën me karbohidrate komplekse, bukën e zezë që e quajmë në gjuhën e përditshme apo nëse zgjedhim bukën e misrit, te hikrrës.

Vakti, mëngjesi, dreka apo darka, duhet të jetë i plotë në makro dhe mikro, makro-nutrientët që janë karbohidrat, proteinë dhe yndyrë dhe mikro-nutrientët që janë mineralet dhe vitamina.

Dhe në momentin që them ketë, s’ka pse të eliminohen karbohidratet. Unë në darkë nuk mund të them ha një copë torët në dëgjojmë por nuk përcaktojmë, unë them mos konsumo një tortë, bukën e bardhë, produkte të cilat të rrisin nivelin e sheqerit në gjak, por kur eliminojmë ëmbëlsira të paketuara ato rrisin nivelin në gjak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy