Boçi: S’mund të ketë normalitet në Parlament. Kodi Zgjedhor të jetë më i ashpër, nëse kryeministri e shkel të shkojë në burg (VIDEO)

Boçi: S’mund të ketë normalitet në Parlament. Kodi Zgjedhor të jetë më i ashpër, nëse kryeministri e shkel të shkojë në burg (VIDEO)

Nënkryetari i PD-së së Rithemelimit Luçiano Boçi, duke folur në MCN Live tha se nuk mund të ketë normalitet në Parlament, sepse janë bërë hapa pas.

Ai theksoi se po thyhet një traditë gati 33-vjeçare e konsensusit politik lidhur me reformën zgjedhore. Sipas Boçit Kodi Zgjedhor duhet të jetë më i ashpër, që nëse kryeministri e shkel, të përfundojë në burg. 

Normalitet në Parlament nuk mund të ketë sepse Parlamenti ka bërë hapa pas, janë miratuar ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, gjë që opozita e ka kundërshtuar me forcë dhe janë miratuar dhe ndryshimet në rregulloren e Parlamentin, që penalizojnë aksionin politik të deputetëve të PD në sallën e Parlamentit. Madje jemi në një situatë shumë më të keqe, ku Rama ka deklaruar se nuk ka nevojë për konsensus politik për komisionin e reformës zgjedhore. Këtu thyhet një traditë gati 33-vjeçare e konsensusit politik. Madje përfaqësimi politik në reformën zgjedhore ka konsideruar edhe partitë e vogla. Tani t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë, duke u vetdeklaruar që do jem unë qeveria që do bëj ndryshimet, në një kod zgjedhor që anatemohet, është krejtësisht e papranueshme. Jemi në një situatë ku absurdi sundon, dhe nuk mund të ketë në absurd normalitet. Ne duhet të diskutojmë sa e fortë do jetë beteja, a do përsëriten skenat e karrigeve apo do ketë akte më domethënëse dhe të forta. Reforma zgjedhore nuk është si reforma në arsim dhe shëndetësi, ku është përgjegjësi e një partie. Në reformën zgjedhore nuk mundet një parti të diktojë sistemin politik. Votën e mbron sistemi demokratik, Kodi Zgjedhor e mbron votën. Reforma është të ulemi bashkë, që unë të them që nëse qeveria shkel kodin kryeministri të shkojë në burg. Hajde të vendosim të tilla kushte që Prokuroria të mos fshihet pas interpretimeve. Garantuesi është sistemi i drejtësisë, i zbatimit të çfarëdo kodi tjetër”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy