Mbetjet, Rama: Nuk tërhiqem nga deklaratat e 3 viteve më parë

Mbetjet, Rama: Nuk tërhiqem nga deklaratat e 3 viteve më parë

I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i qeverisë u shpreh se nuk bëhet më fjalë për plehra të rrezikshme të cilat groposen apo digjen, por për mbetje të cilat janë të rickiklueshme. 

Rama shtoi se kur ishte në opozitë si kundërshtar i ligjit që propozoi qeveria e djathtë, kundërshtoi edhe riciklimin e mbetjeve, për shkak se ende nuk ishin krijuar kushtet për këtë industri, atë të riciklimit.

“Të gjitha që i kam thënë i nënshtruaj prapë sot, i them sërish. Ajo që kam thënë në atë periudhë për këtë çështje nuk lëvizin asnjë presje, i them prapë, që Shqipëria nuk mund të importojë plehra. Unë besoj që po bëhet e qartë për të gjithë ata që për shkak të mungesës së informacionit, apo propagandës që synon të luajë me emocionet e tyre kanë një ndjeshmëri shumë të lartë, dhe që plehrat janë mbetje të cilat nuk mund të ripërdoren më. Për këtë arsye digjen ose groposen. Këtu nuk flasim për plehrat, që është kryekëput ndryshe nga ligji i shkuar, ne kemi ndaluar çdo formë importi të plehrave për arsyeje djegieje apo groposje në Shqipëri. Bllokuam edhe hyrjen e mbetjeve të riciklueshme, të vetëdijshëm që po bënim diçka që për një periudhë kohe do të shkaktonte probleme për industrinë. Por duhet të krijonim kushtet që në momentin kur të ishim gati, ne mund të bënim hapjen e rrugës për lëndët e para dytësore siç quhen, jo plehrat”, u shpreh Rama. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy