Kompania Autoasja ka sjellë ekskluzivisht në Shqipëri dhe në rajon brand-in Parker e cila ka pjesë të saj filtrat hidraulike, filtrat e automjeteve, filtrat fabrikave të ujit, pijeve, verës, birrës dhe filtrave të marinës.
Jualba Gruga, menaxhere e kompanisë tha për mikrofonin e MCN Economy nga panairi Klik Ekspo Group se Autoasja ofron produkte të Motul-it, një nga brand-et më prestigjioze në botë.
Autoasja është themeluar në 2009 me lubrifikantë dhe filtra. Më pas duke parë flotën e makinave, pamë nevojën për të shtuar portofolin tonë me pjesë këmbimi, bateri dhe në shumë segmente të tjera, si tek motorët, anijet, mjetet e punës dhe kamionët. Jemi munduar të marrim brand-et botërore. Një nga brand-et që kemi distribucion ekskluziv është Motul-i. Motul-i është lubrifikanti i parë në botë. Vitin tjetër do të jetë sponsor i McLaren.
Kryesoret që ne kemi sjellë janë sistemet e filtrimit hidraulik, filtrat e automjeteve, filtrat fabrikave të ujit, pijeve verës dhe birrës dhe filtrat e marinës.
Asiap Gruda tha se me Parker do kontribuohet në mirëqenien e shqiptarëve në industrinë ushqimore. Sipas Grudës, marina është e ardhmja e zhvillimeve të afërta.
Ky lubrifikant është në pararojë të gjitha inovacioneve që bëhen. Duke rezistuar nga 1853 deri tani ka qenë me performancë shumë të mirë, sidomos për makinat me xhiro të larta. Tregu ynë është i mbushur me makina të tilla. Për makinat me kubikazh të madh, kjo bën lubrifikimin më të mirë se çdo lubrifikankt tjetër. Fale teknologjisë së polimereve që ka Motul-i që dhe në shpejtësi të mëdha siç është Moto GP Motul-i lë lubrifikim gjatë gjithë kohës.
Ka disa muaj që AutoAsja ka sjellë brand-in më të madh botëror në sektorin e filtrave. Ka sjell Parker. Parker është kompani amerikane me GDP mbi 35 mld dollarë xhiro dhe ishte e nevojshme për tregun shqiptar. Ne jemi prezentë dhe në Kosovë. Maqedoni dhe Mal të Zi. Do i shërbejmë më së miri fabrikave ushqimore në Shqipëri pasi Parker në industrinë ushqimore, në prodhimin e ujit të pijshëm, dhe falë Zotit Shqipëria është plot me ujëra bën filtrimin më të mirë. Ka cilësinë më të mirë, pastron ujin nga mikrobet, rëra, elementët kimikë të dëmshëm për trupin e njeriut. Do kontribuojmë në mirëqenien e njerëzve, kjo na sjell kënaqësi.
Marina është e ardhmja e zhvillimeve të afërta. Siç po bëhen disa porte, po bëhen qendra parkimi jahtesh dhe anijesh dhe çdo gjëje tjetër. Rakoti është mbreti i filtrave të detit.



