Kryetari i KQZ-së Klement Zguri është shprehur se ata të cilët ndërpresin në mënyrë të jashtëligjshme procesin e numërimit të votave do të ndëshkohen. Ndërkohë sipas tij janë 3 raste të tilla. Sakaq sipas kryetarit të KQZ-së nëse nuk ndërhyjnë subjektet politike, numërimi i votave përfundon deri në orën 22 të kësaj të hëne.



