Protesta e opozitës: Kello: Më e dhunshme se herët e tjera, policia hodhi spraj për t’i shpërndarë qytetarët

Protesta e opozitës: Kello: Më e dhunshme se herët e tjera, policia hodhi spraj për t’i shpërndarë qytetarët

Po vijon prej gati 90 minutash protesta e opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë Tiranë.

Gazetari Andon Kello tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve në MCN Tv se protestuesit janë shprehur se nuk tërhiqen deri në largimin e Veliajt.

Veliaj ndodhet ende në zyrën e tij. Ai u fut në zyrë pasi doli nga SPAK nga pjesa e pasme e bashkisë dhe protestuesit janë shprehur se nuk tërhiqen deri në largimin e Veliajt.

Kjo protestë ka qenë më e dhunshme. policia ka reaguar me gaz piper. Pjesëmarrja ka qenë si në herët e tjera.

Pak minuta më herët situata para bashkisë u tensionua, pasi protestuesit hoqën një pjesë të gardhit metalik.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy