
Policia franceze ka arrestuar një çift 31 vite, pasi vajza e tyre u gjet e vdekur, dhe pas provave të analizave të ADN-së.
Trupi i gjymtuar i vajzës, identiteti i së cilës nuk është zbuluar, u gjet anës së një autostrade në Francën qendrore në vitin 1987.
Prindërit u gjurmuan pas një ADN-je të djalit të tyre, që u mor për një çështje tjetër, u përputh me atë të vajzës, njoftoi media franceze.
Ata do të merren në pyetje nga një gjyqtar të enjten dhe mund të përballen me akuza për vrasje.
Prindërit nuk janë identifikuar, por besohet se janë rreth moshës 60 vjeç. Policia nuk ka komentuar zyrtarisht mbi raportet e arrestimeve, të cilat thuhet se kanë ndodhur të martën.

Trupi i vajzës u gjet në një kanal përgjatë autostradës A10 pranë qytetit Blois në gusht 1987. Vajza kishte shenja të abuzimit të tmerrshëm dhe për një kohë të gjatë. Ajo kishte kocka të thyera dhe djegie me hekur. Pjesë të trupit të saj u gjymtuan. E emëruar 'martirja e vogël e A10', ajo u varros në një varr anonim, raporton BBC.
Rasti hutoi policinë për dekada të tëra. Rasti u hap në vitin 2012 kur një thirrje për dëshmitarë u publikua së bashku me një pamje të fytyrës së vajzës, me titullin: "Kush është?".
Vajza u përshkrua se kishte këmishë blu, flokë kaçurrela të zeza dhe me origjinë nga Mesdheu, ndoshta në Afrikën e Veriut.
Por ngjarja doli në dritë vitin e kaluar, kur një burrë u arrestua për një incident të dhunshëm. ADN-ja e tij thuhet se e identifikoi atë si vëllain e viktimës. Pas shumë muajsh, hetimet e çuan policinë tek prindërit.



