Turizmi në sfidë për punonjës/ Tola: Shqetësim i ngritur prej kohësh, nuk është marrë asnjë masë (VIDEO)

Turizmi në sfidë për punonjës/ Tola: Shqetësim i ngritur prej kohësh, nuk është marrë asnjë masë (VIDEO)

Banka e Shqipërisë thotë se besimi në ekonomi nga shërbimet në muajin shkurt ra me 1.4%, dhe kontribut negativ në këtë tregues kanë dhënë edhe sinjalet e mungesës së punonjëseve në sektorin e shërbimeve ku bën pjesë edhe turizmi. 

Lidhur me këtë në një lidhje skype me MCN Live eksperti i ekonomisë Igli Tola u shpreh se ky ka qenë një shqetësim i ngritur prej kohësh por që nuk është marrë asnjë masë.

Ai tha se Shqipëria ka marrë vëmendjen nga turistët për atraksionet që ajo ka, por shqetësim mbetet fakti që pronarët i shohin burimet njerëzore si kostot dhe jo aleatë. Sipas tij duhet një ndërhyrje në kurikula duke marrë dhe shembujt më të mirë.

Është një fenomen që e kemi ngritur si alarm prej kohësh. Largimi i stafeve të punës po kthehet në shqetësim të madh sepse në sektorë ku po tentojmë ti japim zhvillim siç është shërbimi, turizmi normalisht kthehet në problematike mungesa e stafeve të punës duke qenë se është proces që bazohet te burimet njerëzore.

E kemi ngritur si shqetësim por nuk është marrë parasysh, ky largim masiv i krahut të punës që po dalin dhe nga raportet lidhet me aspektin ekonomik por dhe mungesa e një mundësie për të bërë karrierë, si dhe me situatën makro në tërësi, situata politike, të jetuarit në një vend që nuk të premton për një situatë më të mirë nesër.

I pyetur se si duhet të reflektohet për këtë problem që të mos jemi në këto kushte, Tola tha se marketingu i mirë ndikon në përmirësimin e situatës.

Situata sot e Shqipërisë në valën turistike po e tregon se prozhektorët e vëmendjes janë nga ne dhe në nivel ndërkombëtar si një vend i pazbuluar më parë.

Kjo bënë që të kemi vëmendjen e të huajve, por për të performuar është një mundësi por ne, që se kemi mundësinë për një përshtypje të dytë, duhet që këtë mundësi të parë ta kemi optimale. Një marketing i mirë ndikon në përmirësimin e situatës

Çdo sukses të ndahet në çdo atribut financiar që vjen nga shërbimi i mirë, prandaj është mirë që këto mesazhe të merren, të perceptohen saktë dhe të merren masa për ta sepse pronarët janë duke i parë burimet njerëzore si kosto dhe jo aleatë.

Nuk mund ti jepet zgjidhje definitive një problemi siç është mungesa e stafeve të kualifikuara, mendoj se duhet një ndërhyrje nevralgjike, e udhëhequr nga kurikulat, një harmonizim i teorisë dhe praktikës me një suport të pagës së tyre.

Këto janë politika që ndiqen në çdo vend. Ndryshimi i perceptimit se si trajtohen punonjësit jo vetëm me pagën por me të gjithë elementët do të bënte të shpëtonte turizmi dhe jo vetëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy