
Gazetarja Anduena Llabani tha në studion e MCN Live se Çela është një kryeprokuror që e ka humbur rëndësinë e tij sa i përket hetimit të çështjeve me shumë rëndësi.
Më tej, Llabani theksoi se shfaqja e Çelës vetëm për analiza, zbulon problemet që ka organi i akuzës, siç është mungesa e prokurorëve
.Sot Prokuroria ka problem akut, organi i akuzës. Kur u emërua Çela, në rrethin tonë u tha se mori ‘çelësat e kashtës’, se nuk do të kishte rol vendimtar. Çela është një kryeprokuror që e ka humbur rëndësinë e tij sa i përket hetimit të çështjeve me shumë rëndësi. Duket se shfaqja e tij vetëm për analiza, një lloj burokracie, që shpesh shfaq probleme që ka organi i akuzës, siç është mungesa e prokurorëve.



