Ekrem Spahiu, bashkëkryetar i LZHK-së tha në studion e MCN Informacion se pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e zhvilluar ditën e djeshme, nuk ishte ajo që pritej megjithëse mund të konsiderohet e kënaqshme.
Duke vijuar Spahiu tha se në pranëve mund të shkohet drejt një qeveri kalimtare.
Gjithmonë kemi qenë të pranishëm në protestë, pavarësisht se kush e ka thirrur. Duke u nisur nga zhvillimet e fundit, shpresoja që do të kishte më shumë reagim qytetar me pjesëmarrje.
Megjithatë ishte e kënaqshme dhe të jep shpresë që qytetarët reagojnë.
Kemi propozuar 3 pika kryesore: të radikalizohen protestat, të bëhet qeveria kalimtare dhe reforma zgjedhore dhe territoriale. Opozita të lërë mënjanë problematikat dhe të përqendrohet tek këto çështje. Dihej që mandati i 4 do të ishte problematik. Edhe Rama është futur në një situatë që as vetë nuk do t’i japë zgjidhje.
Nuk reagojnë sepse opozita nuk është shumë e besueshme për atë që duhet të përfaqësojë.
Mendoj se në pranverë do të ketë zhvillime të tjera dhe ndoshta do të vijë një moment që ne do të shkojmë drejt një qeverie kalimtare. Me një afat të gjatë që të përballojë disa gjëra që janë domosdoshmëri.
I pyetur për skandalin tek AKSHI, Spahiu tha:
Që të arrinte deri këtu administrata dhe AKSHI që t’i dorëzoheshin bandave, ky është rrezik serioz për gjithçka. Lërë aferat që shkojnë me miliona euro, por ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Si mund ta pranojë Rama një institucion të tillë.
Jemi në krizë të plotë politike dhe institucionale. Kjo situatë vetëm në ’97 është parë.
Për gazetarin Mariglen Kume, protesta e djeshme ishte më shumë për konfirmuar PD-në si partinë kryesore opozitare në vend dhe Berishën si lider sesa për t’i përçuar mesazh Ramës.
Qytetarët reaguan. PD nuk ishte përgatitur për një pjesëmarrje të tillë të qytetarëve. Edhe nga përgatitjet që bënin organizuesit, kishin një pritshmëri pa e kaluar aksin e Unazës së Vogël. Numri i atyre që erdhën ishte më i madh. Dolën përtej. Kur i pyesja qytetarët, më thonin që kemi ardhur për të qëndruar, ishin përgatitur për një protestë rezistencë. Edhe organizmi, fjalimet simbolikat, ishin, fundi nuk ishte ai që duhej të ishte. Fundi nuk pritej dhe nga ata njerëz që ishin aty. Pasi hodhën ca mjete piroteknike pati një çorganizim. Kur Lapaj i ka 10 veta që rrinë aty në formë rezistence, PD duhet t’i kishte 40 veta.
PD më shumë sesa t’i përçojë mesazh revolte Ramës e ka bërë për të konfirmuar veten e saj si partia kryesore opozitare në vend. Apo Berisha e ka bërë për të konfirmuar veten si lideri i opozitës në Shqipëri. Brenda PD ka pasur një lëvizje rivalizuese, ajo e Salianjit Pas protestës së djeshme, akti i parë që u mor ishte përjashtimi i Salianjit nga grupi i WP i Kryesisë së PD-së.
Me partitë aleate, patjetër që është unifikuar, por brenda PD ka mendime ndryshe. Një nga qytetarët që kishte ardhur nga Lezha tha se ka ardhur momentin që PD-ja duhet të ndryshojë.



