Netanyahu në darkë me Trumpin: Nominova Presidentin e SHBA për çmimin Nobel për Paqen

Netanyahu në darkë me Trumpin: Nominova Presidentin e SHBA për çmimin Nobel për Paqen

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se e ka nominuar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për çmimin Nobel për Paqen.

Gjatë darkës së dy udhëheqësve në Shtëpinë e Bardhë, Netanyahu i dorëzoi Trump një letër që ai ia kishte dërguar komitetit të çmimeve. 

“Ndërsa flasim, ai po krijon paqe në një vend, një rajon pas tjetrit”, tha kryeministri izraelit.

Deklarata u bë ndërsa të dy udhëheqësit u takuan për herë të parë që kur SHBA-të nisën sulmet ndaj programit bërthamor të Iranit, si pjesë e një lufte jetëshkurtër midis Izraelit dhe Iranit.

Hamasi dëshiron një armëpushim në Rripin e Gazës, sipas presidentit amerikan.

“Ata duan të takohen dhe duan të arrijnë” një armëpushim, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet nëse përleshjet me ushtarët izraelitë do të prishnin bisedimet që po zhvillohen në Doha. 

I pyetur në lidhje me planin e tij të mëparshëm për të zhvendosur palestinezët, Trump ia drejtoi pyetjen kryeministrit izraelit. 

Netanyahu tha se presidenti amerikan mbështet “zgjedhjen e lirë” dhe se Izraeli po punon me SHBA-në për të gjetur vende të tjera ku palestinezët e zhvendosur mund të jetojnë.

Pesë ushtarë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën dje nga një pajisje shpërthyese në Beit Hanun, në Rripin verior të Gazës, njoftuan sot Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF), duke cituar mediat në shtetin hebraik.

Sipas një hetimi paraprak të IDF, ushtarët e këmbësorisë u goditën nga një bombë në rrugë pak pas orës 22:00 të djeshme gjatë operacioneve tokësore në Beit Hanun. Ushtarët po vepronin në këmbë dhe nuk ishin në një automjet. Gjatë përpjekjeve për të nxjerrë të plagosurit, forcat izraelite u qëlluan nga zona. Nga 14 të plagosurit, dy janë në gjendje të rëndë. 

Trump i ka dhënë një ndihmë vendimtare kryeministrit izraelit, duke i dhënë dritën jeshile operacioneve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë luftës 12-ditore me Izraelin. 

Përveç kërkesës për t'i dhënë fund gjyqit të Netanyahut për korrupsion, një ndërhyrje gjigante në punët e brendshme të një shteti sovran. Tani ai mendon se mund të pretendojë një meritë dhe se Netanyahu duhet t’i japë fund luftës në Gaza, një hap thelbësor drejt deeskalimit në Lindjen e Mesme, rihapjes së negociatave me Teheranin dhe zgjatjes së Marrëveshjeve të Abrahamit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy