U qëllua me 4 plumba, kryeministri sllovak Robert Fico lë spitalin pas dy javësh

U qëllua me 4 plumba, kryeministri sllovak Robert Fico lë spitalin pas dy javësh

Kryeministri sllovak, Robert Fico ka dalë mbrëmjen e djeshme nga spitali në Banska Bystrica, ku u trajtua pas atentatit të 15 majit dhe u dërgua në shtëpinë e tij në Bratislavë.

Më herët gjatë ditës së djeshme, spitali kishte njoftuar se kryeministri Fico iu nënshtrua analizave të mëtejshme të cilat konfirmuan ecurinë pozitive të shëndetit të tij, duke shtuar se ai kishte filluar rehabilitimin postoperativ.

Drupal Ad

 

 

 

59-vjeçari Robert Fico, u sulmua nga një person i armatosur më 15 maj, teksa po përshëndeste mbështetësit pas një takimi të kabinetit qeveritar në qytetin qendror të Sllovakisë, Hadlova.

Ai u qëllua katër herë në bark dhe u dërgua me urgjencë në një spital në Banska Bystrica ku iu nënshtrua një operacioni dy orësh.

Autori i atentatit, 71-vjecari Jurai Tsintula, u arrestua dhe u la në paraburgim, i akuzuar për tentativë vrasje me paramendim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy