Rama: Sot flasim përmes punëve. Ne nuk flemë mbi dafina, ndaj meritojmë mbështetjen

Rama: Sot flasim përmes punëve. Ne nuk flemë mbi dafina, ndaj meritojmë mbështetjen

Nga Gjirokastra ku u ndal në një takim elektoral ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama deklaroi se më në fund by passi i qytetit është realitet dhe së bashku me parkingun nëntokësor në sheshin e Çerçizit.

Ai i cilësoi si dy vepra të reja që do të lehtësojnë tërësisht zonën historike nga makinat dhe do ta bëjnë shumë më të jetueshme dhe tërheqëse Gjirokastrën për këmbësorët.

Sipas kreut të qeverisë, këto investime do e rrisin më shumë vlerën e pronës dhe do e kthejnë Gjirokastrën atraksion më të madh turistik.

Do të doja të kthenit kokën mbas dhe të shihnit nga sa larg e kemi nisur punën dhe sa rëndë ishte Gjirokastra kur morëm detyrën dhe çfarë braktisje dhe përbuzje pati për këtë qytet në vitet e qeverisjes së atyre që nuk duhet të kenë më asnjë shans jo këtu, por askund në Shqipëri.

Mua më vjen shumë mirë që sot ne jemi në gjendje të flasim përmes punëve që kemi bërë shumë. Nga do të hedhësh sytë në bashkitë tona flasin punët.

Pikërisht pse jemi të vetëdijshëm për këtë dhe nuk flemë mbi dafina dhe çfarë duhet bërë është më shumë nga ajo që është bërë, meritojmë mbështetjen dhe besimin, se kemi treguar se dimë ti shërojmë plagët dhe kemi durimin e madh për të këmbëngulur deri në shërimin e tyre.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy