
Organizata Botërore e Shëndetësisë, druan se lufta në Ukrainë, mund të përkeqësojë pandeminë e Covid-19.
OBSH paralajmëron se ndonëse rastet nuk janë shqetësuese, druhet për numër më të lartë vdekjesh, për shkak të nivelit të ulët të vaksinimit në Ukrainë, teksa 2.5 milionë njerëz janë larguar nga vendi.
Niveli i vaksinimit kundër Covid në Ukrainë, llogaritet rreth 34%. Nga 3 deri në 9 mars, ka pasur një total rastesh të reja prej Covid prej, 791.021 dhe 8012 të vdekur.
Shifrat lidhur me situatën e Covid në Ukrainë, u publikuan nga OBSH, të dielën.



