
Displina atletike e hedhjes së çekiçit, nga një sport masiv gjatë regjimit komunist në Shqipëri, po rrezikon të shuhet në ditët e sotme.
Rekordmenia Emiliana Ciko, rrëfen për MCN mungesat bazike dhe vështirësitë e stërvitjes në këtë disiplinë sportive.
Ciko, me 22 vite eksperiencë në këtë disiplinë, njihet si atletja e fundit që vazhdon ta ushtrojë këtë sport në Shqipëri.



