Gjatë mëngjesit të sotëm fusha e mbetjeve në Inceneratorin e Elbasanit u përfshi nga flakët duke rrezikuar një katastrofë mjedisore në zonën përreth e cila është një zonë e banuar nga qindra familje.

Vatra e zjarrit për momentin është izoluar bëjnë me dije shërbimet e zjarrfikëse. Aktualisht nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se mbizotërimi i temperaturave mjaft të larta është shkaktari kryesor.
Duke qenë se prej kohësh procesi i ndarjes dhe djegies nuk është kryer fusha e plehrave është e tejmbushur duke u kthyer në katastrofë mjedisore për Elbasanin.
Edhe gjatë verës së 2023, Landfilli i Elbasanit u përfshi nga flakët të cilat u shuan pas disa ditësh me ndërhyrjen e qindra forcave të shërbimit zjarrfikës, emergjencave dhe ushtrisë.



