Rëndësia e ujit në organizmin e njeriut/ Kalleshi: “Mbidoza” sjell pasoja, 6-8 gota në ditë idealja

Rëndësia e ujit në organizmin e njeriut/ Kalleshi: “Mbidoza” sjell pasoja, 6-8 gota në ditë idealja

Dietologia Anila Kalleshi e ftuar në “Zgjohu me MCN” ka folur për rëndësinë e ujit në organizmin e njeriut. Ajo tregon se mbidoza e konsumimit të ujit sjell dhe pasoja ndërsa shprehet se 6-8 gota ujë në ditë është idealja.

Sipas saj një gotë ujë 30 minuta para ushqimit dhe 30 minuta pas është koha më e mirë për të konsumuar ujë, ndërsa në mes të ushqimit është e gabuar pasi pengon në procesin e tretjes.

Pirja e një gote ujë në mëngjes është e mirë. Ka shumë teori për ujin, sasia e ujit nuk ka diçka të studiuar është unike nëse flasim për kalori ushqimi që ka karbohidrate te uji se themi dot se organizmi është i ndryshëm te çdo person. Kur flasim për ujin nuk e kemi fjalën vetëm për ujin në shishe por dhe te frutat e perimet të cilat kanë sasi uji, pra ai merret nga disa burime por minimalisht 6-8 gota ujë në ditë për person është e mirë.

Personat që marrin laksativë të ndryshëm kur kanë hipertension ne kemi probleme me kripërat në organizëm dhe ai mban lëngjet në trup dhe sasia e natriumit duhet të jetë në nivele normale por nëse është me tepricë krijohet enjtja dhe fryrja.

Ujë bëhet shëndet kur kemi disekuilibër të kripërave në trup. Nëse kripërat janë të shtuara kuptohet që duhet të jemi të kujdesshëm, por ka dhe persona të dehidratuar tërësisht dhe organet e tyre kanë 50-70% ujë, kështu që këta persona kanë lodhje, këputje gjendje të fikti zakonisht janë me tension të ulët. Mendoj se ka njerëz që s’janë shumë dashamirës të ujit, por mund të tentojnë nga ujë me fruta në formë detoksi apo lëngje frutash.

Më tej ajo tha se për pijet me gaz është shumë kundër për arsye të sheqernave të tepërta që përmbajnë pasi dhe energjia që merret nga pijet energjike është e përkohshme.

Pijet energjike nuk të jep energji nga jashtë por merr nga magazinimi i energjisë të ruajtur në trupin tonë. Veshkat tona janë të programuara për të bërë një riciklim të ujit nëse dikush konsumon 3-4 litra ujë brenda një ore mund të kemi një mbidozë dhe kjo shkakton çekuilibër e cila mund të çojë dhe në vdekje. Konsumimi i tepërt i ujit nuk është i mirë sepse bën pastrimin e trupit në ekstrem nga mineralet, lodh veshkat, organizmin dhe në një sërë organesh që kthehen në dëm.

Kalleshi shpjegon se shenja e dehidratimit ndodh kur trupi është i etur për ujë dhe kjo ndodh gjatë stinës së verës kur konsumojmë ujë dhe kemi dëshirën për të vijuar me konsumimin e ujit.

Dikush ka nevojë shumë për ujë dhe dikush më pak. Një njeri që bën sauna punon punë fizike, apo bën palestër duhet të ketë një shishe ujë me vete patjetër. Një gotë 30 minuta para ushqimit dhe 30 minuta pas ushqimit është koha më e mirë për të konsumuar ujë, ndërsa ujë në mes të ushqimit është e gabuar se vetë ushqimi nuk arrin të tretet mirë dhe ujë e frynë më tepër dhe nuk bëhet procesi i tretjes në mënyrë të saktë. 2-3 litra ujë në ditë është sasia e duhur që mund të konsumojmë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy