Shamku: Albanologët duhet të divulgojnë dijen për njerëzit

Shamku: Albanologët duhet të divulgojnë dijen për njerëzit

Studiuesja Ledi Shamku foli në emisionin “Arnautistan” mbi studiuesit alternativë që e bazojnë dijen apo teoritë e tyre mbi mite dhe jo mbi shkencë.

Shamku tha se ka pasur një vakum, një uri për të ditur dhe besuar. Ajo theksoi se ka një nevojë për divulgimin e dijes dhe t’u jepen mesazhe të kuptueshme njerëzve.

Nganjëherë mitet zakonore na janë përshtatur me mitet kombëtare. Ne jemi vend Ballkani, s’është ndarë kombi nga besimi. Shoqëria shqiptare ka nevojë për pika të patundshme, në këtë tranzicion që është tërmet. Ky vend ka qenë në magnituda të përhershme, si gjithë Ballkani. Kjo nevojë e njerëzve për të pasur pika të qëndrueshme besimi, i ka dhënë formë kombëtare këtij besimi, për të thënë: Unë jam shqiptar. Kjo nevojë s’është shoqëruar asnjëherë me divulgimin e dijes. Ne nuk kemi pëlqyer që të ulemi me të tjerë që s’janë gjuhëtarë, antropologë, t’u japim mesazhe të kuptueshme. Në këtë vakum të madh çfarë prisje. Është një uri për të ditur dhe besuar. Do gjejë diku disa zëra që s’kanë të bëjnë me shkencën. Sepse të shpjegosh gjuhën shqipe me ndarjen me rrokje. Pse kemi sindromën e grabitjes?! Që jemi mëma e të gjitha gjuhëve. Nuk na duhen këto. Shqiptarët kanë nevojë që ne të flasim me ta, ashtu si ata mund ta kuptojnë. Nuk luftohet kjo duke u thënë aty jeni maskarenj dhe të paditur. Gjurmët e huazimeve janë një provë e autoktonisë tonë. Është krejtësisht anti-kombëtare teza që s’kam huazime në gjuhën time. Një pjesë e toponimeve tona janë sllavizma. Ne kemi të gjithë gjurmët e kësaj bashkëjetese. Albanologët duhet të mësojnë të divulgojë te njerëzit dijen që u takon atyre. Jo ta themi ke konferenca dhe referate shkencore si tani, të ulemi dhe ta divulgojmë. Ky është misioni i ri që duhet të marrë dija albanologjike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy