Oksana Baulina, një gazetare ruse ka mbetur e vrarë nga bombardimet në Kiev, nga ana e Moskës.
Gazetarja punonte në Ukrainë për “The Insider” dhe ishte duke filmuar shkatërrimin e lagjes Podolsk.
Oksana, e cila kishte bashkëpunuar më parë me opozitarin rus Alexei Navalny, ishte së bashku me dy persona, të cilët u plagosën, ndërsa një tjetër civil që ishte afër saj vdiq, raporton “The Insider”.
Oksana ka punuar në Fondacionin Kundër Korrupsionit. Pasi organizata u përfshi në listën e ekstremistëve, ajo u detyrua të largohej nga Rusia. Si korrespondente, Oksana shkoi në Ukrainë, ku arriti të bënte disa raporte nga Lviv dhe Kiev. Insajderi i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe miqve të Oksanës. Ne do të vazhdojmë të mbulojmë luftën në Ukrainë, duke përfshirë krimet e luftës së Rusisë si bombardimet pa kriter të zonave të banuara ku vriten civilë dhe gazetarë.



