Karamuço: Wall Street-i shqiptar me 8 banka, zonë me rrezikshmëri të shtuar/ Policia ka dështuar

Karamuço: Wall Street-i shqiptar me 8 banka, zonë me rrezikshmëri të shtuar/ Policia ka dështuar

Ekspert i kriminologjisë, Ervin Karamuço, komenton tentativën e vjedhjes së një banke në Tiranë te bulevardi “Zogu I”, nëpërmjet tunelit të mirëmbajtjes.

Në studion e MCN Live, Karamuço detajoi se shteti shqiptar numëron 12 vjedhje në vit, duke u renditur të dytët në rajon pas Kosovës dhe kjo tha ai, kërkon që të ndërmerret një plan masash për reduktimin e këtij numri.

“Shumica e vjedhjeve, më shumë se gjysma, janë të thjeshta, vjedhje rruge, banesash, nga grupe që nuk janë të strukturuara, kontigjente që nisen nga nevoja sociale. Janë tre kategori vjedhjesh, më e sofistikuara është ajo e institucioneve financiare, e dyta janë bizneset dhe e treta vjedhja e banesave. Vitet e fundit janë blerë dy qen në Angli, që kishin dalë në pension, pasi ata nuhasin kesh-in. Pasi nuhasin se cilat shtëpi kanë para kesh, mbahet në vëzhgim banesa për t’u vjedhur. Problem është se shumica e vjedhjes së banesave, nuk denoncohen, mundohet të zgjidhet vetë, pasi shumica e këtyre parave nuk janë deklaruar dhe hapen problematika të tjera. Ne kemi një bulevard ku në 700 metra janë 8 banka, 5 pika valutore, 6 argjendari, një mini Wall Street shqiptar, e cila është zonë me rrezikshmëri të shtuar. Në gjithë këtë gjatësi kemi një korridor mirëmbajtje, si një lloj kulle, e cila deri më sot nuk ka qenë e kyçur asnjëherë, këtë detyrim e ka bashkia, nuk ka as një tabelë që thotë se ndalohet hyrja. Rasti në fjalë, nuk ishte grup i sofistikuar, kanë bashkëpunuar me persona brenda bankës, jo kushdo mund ti hapë këto kasaforta. Duhet të kishte pasur plan hetimor të detajuar, për të kapur gjithë grupin dhe të mos mbetej vetëm tek një person i ndaluar”, tha Karamuço.

I pyetur se sa të sigurta janë bankat në Shqipëri, ai deklaroi se ndër vite ka pasur përmirësim të sigurisë në banka, me kamera, roje të shtuara dhe të armatosur, si masa parandaluese.

Por Karamuço shtoi se ka një problem shumë të madh, që policia dhe bashkia, nuk kanë bërë një analizë për këtë rrugë ku u tentua grabitja dhe as elementët e riskut.

Sipas tij, duhet të ndodhte kjo ngjarje që të mësohej se ka një korridor të nëndheshëm dhe mund të rrezikohet jo vetëm ajo bankë por edhe 7 të tjerat.

“Policia e Shtetit ka përgjegjësinë kryesore, pasi aty janë të mirat publike, aty mund të cenohet rendi dhe siguria, pasi mund të vriten njerëzit. Policia e Shtetit ka dështuar, nuk ka organizuar një plan të mirëmenduar. Targeti ka qenë i përzgjedhur, për shkak të personave që kanë bashkëpunuar nga brenda bankës, pasi në shënjestër mund të ishte kushdo nga të teta bankat. Nuk trajnohen kurrë punonjësit e bankës se si duhet të sillen në rastin e një sulmi ndaj bankës, dhe përfundohet shpesh me humbje jete”, tha ndër të tjera Karamuço.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy