Policia e Shkodrës ka sekuestruar 2300 m2 tokë dhe 4 automjete në kuadër të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017”. Sekuestrimi është kryer ndaj subjektit privat “Briland”, i cili javën e kaluar u shfaq në një video në emisionin “Stop” ku tregohej se si prodhoheshin pije të falsifikuara.
Njoftimi i policisë
Me 26.09.2017 nga strukturat e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në D.V.P Shkodër në kuadër të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, në zbatim të Vendimit nr. 826 të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për: -Sekuestrimin e aktivitetit tregtar të subjektit “Briland”shpk, me administator Xhavit Kasemi. -Pasurinë e paluajtshme 2 godina nga 1000 m2, në lagjen “Ajasëm”, Shkodër -Për pasuri të luajtshme, produkte të prodhimit nga “Briland”shpk, që ndodhen brenda godinave së lartpërmendura -Për pasuri të paluajtshme, magazinë, në përdorim të subjektit Briland”shpk 300 m2, në lagjen “Liria”, Shkodër - 4 automjete në përdorim të subjektit Briland”shpk si më poshtë: Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA237OL, Automjeti tip Ëolksvagen me targë SH6014E, Automjeti tip Ford me targë SH1642E, Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA482AN.



