Prej një viti Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë punësh publike që më shumë se nga e para janë një rikonstruktim i ambjenteve të shërbimit që pushteti vendor iu jep qytetarëve. Çdo aksion nuk është bërë më një buxhet të miratuar më parë, apo me zëra të ardhurash dhe shpenzimesh të detajuara. Vetë Kryebashkiaku ka thënë se i gjithë ky aksion është kontribut i donatorëve, të cilët kanë dhënë shuma të konisderueshme për këto punime.
Po natyrshëm lind pyetja kush janë këta donatorë? Cili është statusi i tyre në lidhje me bashkinë? Sa janë shpenzimet? Tema TV ka kryer një vëzhgim të thelluar për këtë cështje në disa sektorë të punëve publike në kryeqytet.



