
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shprehet optimiste për një marrëveshje të mundshme mes Serbisë dhe Kosovës. Në një konferencë për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Merkel ka premtuar edhe përkrahjen e Gjermanisë.
“Ne duam të kontriubojmë në këtë takim për të gjetur një zgjidhje me Kosovën, edhe pse mund të jetë e vështirë”, ka thënë kancelarja gjermane, raporton lajmi.net.
Merkel tha se dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve mes dy shteteve. Ndërsa Vuçiç është shprehur se një konflikt i ri, do ta kthente Ballkanin 100 vite prapa.



