Seanca maratonë/ Miratohet qeveria e re dhe programi për 4 vitet e ardhshme

Seanca maratonë/ Miratohet qeveria e re dhe programi për 4 vitet e ardhshme

Pas një maratone diskutimesh që zgjatën rreth 22 orë, Kuvendi ka miratuar sot në mëngjes  kabinetin e qeverisë “Rama 2” dhe programin e saj politik. Gjatë votimit rezultuan 78 vota pro dhe 51 kundër.

Ishte kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili drejtoi seancën si dhe lexoi të gjithë emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 2’.

Ruçi po ashtu paralajmëroi se në orën 18:00 të ditës së sotme do të mblidhen në selinë e Kuvendit për të përcaktuar datën e ardhshme të seancës parlamentare.

Programi i qeverisë u prezantua nga vetë kryeministri Rama dy ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, ku paraqiti premtimet për 4 vitet e ardhshme.

Ai u kundërshtua nga deputetët e PD-së dhe LSI-së.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, tha se Rama nuk ka një program konkret qeverisës që të përfshijë nevojat dhe interesat e shqiptarëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy