Zonat e mbrojtura, Topi: Vendimi i qeverisë, kamuflim për gllabërimin e sipërfaqeve ligatinore (VIDEO)

Zonat e mbrojtura, Topi: Vendimi i qeverisë, kamuflim për gllabërimin e sipërfaqeve ligatinore (VIDEO)

Organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve shkencore e akademike në vend kanë kundërshtuar 2 vendimet e fundit të marra nga Këshilli i Ministrave në lidhje me zonat e mbrojtura. Në një shkresë të përbashkët, ata thonë se këto vendime reduktojnë me 11% sipërfaqet e mbrojtura ligatinore, duke rrezikuar dhe habitatet.

Ornitologu Mirjan Topi tha në studion e lajmeve të MCN TV se vendimet e qeverisë, në masën më të madhe nuk reflektojnë kërkesat e shoqërisë civile. Ai solli rastin e luginës së Vjosës.  

Pashë deklaratën e ministres së Mjedisit, që propagandon. Statusi që ne kemi kërkuar për Vjosën është ai i parkut kombëtar dhe jo atij natyror. Ky i fundit është kategoria IV dhe ka regjim menaxhimi të ndryshëm. Në parqet kombëtare ndalohet ndërtimi i HEC, ndërsa për parkun natyror ligji nuk e thotë qartë. E njëjta gjë ka ndodhur me parkun e Munellës. E kërkuam park kombëtar, u shpall park natyror.  Nuk po krijohet ndonjë mbrojtje e madhe. Këto më duken si përpjekje për të kamufluar gllabërimin e sipërfaqeve ligatinore.

Topi tha se rritja e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura, e bërë me VKM, është e papërfillshme.

Janë shtuar 5 zona të mbrojtura të reja. Ndryshimi i sipërfaqes ka ndodhur për 27 zona dhe ndryshimi i kategorisë për 7 zona. Me këtë veprim nuk kemi më asnjë rezervat strik natyror në Shqipëri. Për një pjesë të zonave, rritja e sipërfaqes është e papërfillshme. P.sh. në Dardhë – Xhyra rritet me 0.3 ha. Nuk ka rritje sipërfaqeje në asnjë prej zonave për të cilat kjo rritje është thelbësore.

Sa i takon sipërfaqeve ligatinore, sipas Topit, ato përbëjnë 2.7% të sipërfaqes totale të vendit, por vetëm në 1.5% nga kjo pjesë mund të ndërtohet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy