Mediu: Serbia, rojtarja e Rusisë në Ballkan! Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i zhvlerësuar nga Rama (VIDEO)

Mediu: Serbia, rojtarja e Rusisë në Ballkan! Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i zhvlerësuar nga Rama (VIDEO)

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, komenton konflikti Rusi-Ukrainë, ku shprehet se sanksionet mund të jenë nga më të ndryshmet, teksa Presidenti i Ukrainës, ka kërkuar parandalimin e konfliktit sa më shpejtë të jetë e mundur, duke kërkuar ndihmë në të gjitha anët.

Duke folur në studion e lajmeve të MCN TV, Mediu tha se ajo që e shqetëson më shumë është se veprimet e Presidentit Putin, nuk kanë lidhje vetëm me Ukrainën.

“Putin ka dalë me teorinë se do të mbrojë popullsinë ruse kudo që të ndodhë ajo, të njëjtën retorikë përdor edhe Serbia. Pyetja është e thjeshtë, çfarë e kërcënon Serbinë sot? Ka një sinjal të një angazhimi ushtarak të jashtëzakonshëm në Ballkan. Mendoj se Rusisë, i intereson një partner ushtarak në Ballkan. Ka një ide të qartë të Putin, se kërkon të penetrojë sa më thellë në rajonin e Ballkanit. Çdo veprim që bën sot Serbia, ka mbas si mentor Rusinë dhe Vladimir Putin, asnjë lëvizje nuk do të bënte Serbia pa u konsultuar me Rusinë”, u shpreh Mediu.

Më tej shtoi se asnjë vend anëtar i NATO-s, apo BE, nuk ka shprehur asnjë kërcënim ndaj Serbisë, përkundrazi, Serbia ka qenë mjaft agresive ushtarakisht.

Ai tha në vijim se për fat të keq ne nuk kemi një Këshill të Sigurisë Kombëtare që përcakton një plan veprimi, është zhvlerësuar nga ana e qeverisë “Rama”.

Mediu deklaroi gjithashtu se të qenit anëtarë të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, është një praktikë e kërkuar prej kohësh dhe nuk është vetëm Edi Rama ai që ka meritat.

Në këtë linjë tha se të qenit vend anëtar i NATO-s, do të thotë që ne mund të parashtrojmë kërkesat tona dhe të bashkërendojë qëndrimet e veta.

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të jetë një institucion i cili duhet të mblidhet në mënyrë periodike dhe të marrë vendime të caktuara. Strategjia e sigurisë kombëtare në parlament, është miratuar pa asnjë diskutim. Siguria kombëtare nuk është vetëm çështje ushtarake, por ekonomike, kibernetike etj. Duhet ti japim forcën legale për të vepruar, tek ne vjen Presidenti, nuk vjen Kryeministri”, tha ndër të tjera Fatmir Mediu.

Ndërkohë deklaroi se ka një lloj frenimi nga ana e qeverisë, sikur vetëm ajo e ka monopolin e sigurisë.

Mediu nënvizoi se edhe Open Ballkan, edhe ndryshimi i kufijve, ka nevojë që politika shqiptare të vendosë disa kufij të veprimit të vetë.

Sipas tij, çdo veprim i Rusisë sot do të ketë pasoja në Ballkan dhe se Serbia është rojtarja e saj në Ballkan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy