Hoxha: Aviacioni Ushtarak domosdoshmëri, jo luks për vendin. Të mbushet boshllëku i krijuar në 20 vite!

Hoxha: Aviacioni Ushtarak domosdoshmëri, jo luks për vendin. Të mbushet boshllëku i krijuar në 20 vite!

Vetëm pak ditë më parë më 9 qershor u zhvillua forumi shkencor “Meteorologjia dhe aviacioni 100 vjet në hapësirën shqiptare”. Flamur Hoxha nënkolonel nën rezervë tha në “Mcn Informacion” se aktori i mirënjohur  Aleksandër Moisiu ishte ndër pilotët e parë në Shqipëri. 

Hoxha e konsideron domosdoshmëri për vendin Aviacionin Ushtarak, por shprehet skeptik nëse mund të arrihet niveli i dikurshëm. Hoxha tha se Kuçova ka infrastrukturë të jashtëzakonshme dhe aerodromi është perfekt sa i përket kushteve meterologjike.

Aktori Aleksandër Moisiu ishte ndër pilotët e parë në Shqipëri. Kishte emigruar në Perandorinë Austro-Hungareze, ku u përgatit si pilot dhe pjesëmarrës në Luftën e Parë Botërore. Kanë qenë fillimet e para të aviacionit, s’ka qenë modern si në kohët e sotme. Por pilotë të mirëfilltë ushtarakë. Shumë pak kush e di. 

Brenda një viti kemi bërë kalimin nga MiG-15 te MiG-17 dhe MiG-19 që ishte supersonik. Aerodromi i Kuçovës është perfekt sa i përket kushteve meterologjike. Janë studiuar kushtet meterologjike, pastaj fillon studimi gjeologjik dhe fillon ndërtimi i aeroportit. Gjadri ka qenë në një zonë mbase jo shumë të studiuar nga ana meterologjike dhe bëhet shumë më e vështirë ulja dhe ngritja. Përzgjedhja në atë kohë ishte shumë strikte. Nga 19 veta që e nisëm, 8 veta e përfunduan, pjesa tjetër ka dalë, qoftë nga ana shëndetësore, qoftë nga ana e fluturimit, sepse aviacioni ka vështirësi shumë të mëdha. 

Pasja e një aviacioni s’është luks, është domosdoshmëri për vendin. Rihapja e Bazës së Kuçovës është një moment shumë i rëndësishëm për Forcat Ajrore. Rihapja e bazës është një ndihmë e madhe për vendin tonë. Ky boshllëku që është krijuar në 20 vite duhet mbushur. Thuhet që mund të blihen avionë ushtarak, por jam skeptik se mund të arrijmë në nivelet që kemi qenë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy