Aktivisti Andi Tepelena në një lidhje me studion e lajmeve nga sheshi para Kryeministrisë, ku po mbahet sot protesta e dhjetë, tha se kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e Edi Ramës. Ai theksoi se kjo do t’i hapte rrugë një qeverie teknike, e cila misionin kryesor duhet të ketë një reformë të re zgjedhore.
Gjej rastin t’i falënderoj të gjithë ata që i janë bashkuar sot protestës. Kërkesa kryesore është dorëheqja e kryeministrit. Çdo kërkesë për shfuqizimin e ligjit etj., vijnë pas saj. Duhet një qeveri, e cila që do të merrte në dorë përgatitjen e një reforme zgjedhore. Ky kod që kemi ne penalizon qytetarin. Të shpresojmë që pas 36 vjetësh tranzicion të kemi zgjedhje të ndershme dhe vota të shkojë atje ku duhet.
Tepelena tha se edhe nëse Rama tërhiqet nga projekti në Zvërnec e Sazan, protesta do të vijojë.
Nuk është vetëm çështja e projektit. Edhe sikur të tërhiqet nga projekti, kërkesa për dorëheqjen e tij nuk tërhiqet. Ne nuk bëjmë pas. Kemi betejën në Rrjoll, që po hyn në muajin e tretë. Prona publike dhe private po fut vendin në konflikt civil. Kjo bëhet për një grusht njerëzish. Janë para që nuk u dimë burimin. Ka shumë paqartësi, prandaj është ky reagim.



