SHBA e ‘bindur’ për fitoren e Ukrainës: Do të jetë një humbje strategjike për Rusinë

SHBA e ‘bindur’ për fitoren e Ukrainës: Do të jetë një humbje strategjike për Rusinë

Presidenti i Ukrainës Zelensky bëri me dije se ai pret sot që Sekretari i Shtetit të SHBA-së Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin të vizitojnë Kievin.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi planet, por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price ka folur për BBC në lidhje me luftën në Ukrainë.

Ai i tha Sophie Raworth në programin e mëngjesit të së dielës se ishte i bindur se Zelensky do të mbizotëronte në luftë.

"Kjo do të jetë një fitore për Ukrainën; do të jetë një humbje strategjike për Rusinë," tha ai.

I pyetur nëse SHBA dhe aleatët e saj po siguronin mjaftueshëm armatim të rëndë, Price tha: "Ajo që kemi bërë është të dërgojmë pikërisht atë që partnerët tanë ukrainas kanë nevojë për të shmangur këtë agresion rus."

Blinken dhe Austin do të vizitojnë sot Kievin, sipas presidentit të Ukrainës Zelensky. Ata do të jenë zyrtarët më të lartë amerikanë që do të vizitojnë që kur Rusia nisi pushtimin e saj. SHBA nuk ka komentuar mbi udhëtimin.

Nga ana e tij, Zelensky kërcënoi se do të tërhiqte Ukrainën nga bisedimet e paqes nëse armiku i saj vret ndonjë nga mbrojtësit e fundit të mbetur në Mariupol, ose nëse Rusia mban një referendum për pavarësinë në qytetin e pushtuar Kherson.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy